E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA i jepet azil familjes shqiptare, në këmbim të dëshmisë ndaj një krimineli

SHBA, Foto arkivi

Një familje shqiptare në SHBA  ka arritur të marrë azilin politik në këtë vend  në këmbim të një dëshmie që kryefamiljari duhet të japë kundra një shqiptari me precedent penal.  Avokatët e familjes shqiptare Demiraj, thonë se pas një beteje të gjatë për azil politik, administrata e presidentit Obama, do ti mundësojë kësaj familjeje qëndrimin në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi për ti dhënë azil Edmond Demirajt, gruas dhe djalit të tij, u bë 10 vite erdhi pasi një prokuror federal i ka premtuar kryefamiljarit dhe familjes së tij, qëndrim në Shtetet e Bashkuara, në këmbim që ai të dëshmonte kundër një krimineli të dyshuar si shqiptar.

Familja Demiraj prej 10 vjetësh jetonte ilegalisht në shtetin e Hjustonit në SHBA, pasi kryefamiljari është dëshmitari kyq, i FBI-së në lidhje me shtetasin e shumëkërkuar Bill Bedini (shqiptar), i cili në SHBA konsiderohet si një kriminel i rrezikshëm, i kërkuar për trafikimin e qenieve njerëzore. Autoritet amerikane bëjnë me dije se Bedini ka kërcënuar Demiraj se çdo dëshmi e ofruar do ti kushtojë jetën.

Edmond Demiraj medohet se ka informacion të vlefshëm për FBI-në, pasi lidhja e tij më të shumëkërkuarin vjen si pasojë se ato kanë qënë bashkëpunëtor në një biznes ndërtimi shumë vite më parë në Shqipëri.  /CCN/ Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›