E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgji Saakashvili shpall fitoren

Pak para daljes së ekxit pol-eve të para, sipas të cilave koalicioni i opozitës “Endrra gjeorgjiane”, ka fituar zgjedhjet parlamentare, por në të njëjtën kohë ka pretenduar fitoren edhe Lëvizja Kombëtare e Bashkuar, e Mikail Sakashvil, presidenti në fuqi i Gjeorgjisë. Partia e Sakashvilit ka pranuar se ka fituar shumicën në kolegjet e vetme të rretheve, ku dhe jepen 73 të 150 vendeve të parlamentit të Tbilisit, dhe në këtë mënyrë mund të ruajë ende mazhorancën. Eksit Pol-et që sipas burimeve i japin “Endrrës gjeorgjiane” të miliarderit Bidzina Ivanishvili nga 35 deri në 70 për qind të preferencave, bazohen në 77 vende që mund të merren me sistemin proporcional. Në parlamentin e deritanishëm Lëvizja Kombëtare e Bashkuar kontrollonte 119 vende. Rezultatet zyrtare pritet të dalin në orët e para të së martës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›