Irani shpall fajtore gazetaren e Reutersit
Në raportim thuhej se femrat iraniane po ushtronin për t’u bërë ninxha “vrasëse”. Në shkrim pretendohej se vendi po stërviste më shumë se 3 mijë femra për të vrarë pushtuesit e mundshëm të vendit.
Në pamjet e transmetuara shfaqeshin vajza të reja iraniane, të cilat po mësonin artin “Ninjutsu”. Pasi lajmi bëri xhiron në internet, ato ngritën padi ndaj Reuters për shpifje.
Pavarësisht se lajmi u ndryshua, gazetarët e Reuters nuk janë lejuar të raportojnë brenda Iranit që prej muajit mars. Hafezit iu konfiskua pasaporta dhe iu ndaluar udhëtimit jashtë vendit.
Një anëtar i gjykatës është shprehur se Reuters është shpallur fajtor për propagandë ndaj Republikës Islamike, duke “përhapur informacione të pavërtetë që shkaktojnë shqetësim në opinionin publik”. Vendimi pritet të jepet zyrtarisht në fillim të tetorit.