E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgjianët po votojnë në zgjedhjet parlamentare

Qytetarët e Gjeorgjisë ia mësynë kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet ta përcaktojnë kursin politik të vendit.

Partia e presidentit Mikhail Saakashvili, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, e cila tani mbanë 80 për qind të ulëseve në parlament, është në konkurrencë për kontroll të legjislativit me magnatin e kthyer në politikan, Bidzina Ivanishvili, nga koalicioni “Ëndrra gjeorgjiane”.

Këto zgjedhje konsiderohen të një rëndësie të jashtëzakonshme, pasi që sistemi politik i Gjeorgjisë është duke ndryshuar në drejtim të dhënies së sa më shumë kompetencave për parlamentin dhe kryeministrin.

Saakashvili, mandati i dytë dhe i fundit i të cilit përfundon vitin e ardhshëm, erdhi në pushtet në vitin 2004, pas një revolucioni të përgjakshëm, që rrëzoi Eduard Shevardnadzen, një ish- ministër i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik.

Kundërshtarët e kanë akuzuar Saakashvilin për monopol dhe e kanë kritikuar atë për futjen e Gjeorgjisë në një luftë katastrofale më Rusinë në vitin 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›