E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta kundër Chavezit në Karakas

Rreth 100 000 persona janë grumbulluar në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, në mbështetje të kandidatit opozitar për president Henrique Capriles, i cili e ka akuzuar presidentin aktual, Hugo Chavez, për një sërë premtimesh të papërmbushura.

Gjithashtu, Capriles kërkoi drejtësi për tre aktivistë opozitarë të cilët u vranë në Barinas ditën e shtunë.

“Ditën e shtunë dhuna mori tre jetë njerëzore, gjë që nuk duhet të ndodhë kurrë. Unë dua tu them familjeve të tyre se ne do e mposhtim dhunën më 7 tetor”, u shpreh Capriles, duke iu referuar ditës së zgjedhjeve presidenciale.

Geison Valero, i Partisë së Drejtësisë dhe Omar Fernandez, një deputet i pavarur, mbetën të vrarë, kur një person i armatosur hapi zjarr me breshëri ndaj tyre.

Chavez, njeriu që drejton Venezuelë që prej vitit 1999, konfirmoi pjesëmarrjen e tij në zgjedhje për një mandat të ri, ndonëse një vit më parë u diagnostikua me kancer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›