Erdogan: Siria dhunoi kufirin tonë

Rexhep Taip Erdogan
Një dhunim i hapur i kufirit mes dy vendeve.
Kështu i ka cilësuar kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan të shtënat e ardhura nga Siria në drejtim të një kampi refugjatësh sirianë në Turqi, ku mbetën të plagosur tre persona.
Kjo është shkelje e hapur e kufirit, ne do të marrim masat e nevojshme për këtë rast, ka deklaruar Erdogan, i cili citohet nga agjencia e shtypit Anadolu. / G.N.