Greqi, nis greva 48-orëshe e detarëve

Anije te transportit detar grek
Ashtu siç kishin paralajmëruar prej disa javësh, marinarët grekë kanë nisur mesnatën e shkuar një grevë 48-orëshe.
Anijet e transportit të mallrave dhe tragetet në Greqi do të jenë të ankoruara në porte për dy ditë, duke i vënë në vështirësi aktivitetet hoteliere dhe tregtare itë ishujve, mbi të cilat rëndon edhe kriza ekonomike.
Punonjësit e sektorit detar kundërshtojnë vendimin e qeverisë për ta bashkuar institucionin e tyre të sigurimeve shoqërore, NAT, me Entin Kombëtar të Sigurimëve Shëndetësore, Eopyy.