Kreshnik Spahiu në Shijak: Berisha po keqpërdor votën tuaj për 20 vjet
Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar gjatë pasdites së djeshme një takim me mbështetësit e saj në qytetin e Shijakut. Përpara qindra mbështetësve dhe simpatizantëve të Aleancës, kryetari i kësaj partie, Kreshnik Spahiu, u shpreh se pranvera kuqezi tashmë ka nisur dhe qellimi madhor i saj është ndryshimi i regjimit politik në Shqipëri dhe nisja e një kapitulli të ri dhe historike për një Shqipëri të denjë dhe të zhvilluar, simotër e vendeve që synojmë e aspirojmë të bëhemi pjesë.
Ndër të tjera Spahiu tha se pushteti i Sali Berishës për 22 vjet ka keqpërdorur votën e shijakasve, ka keqpërdorur emrin e shijakasve, ka shfrytëzuar besimin e qytetarëve të Shijakut për interesa personale, duke e harruar këtë qytet dhe fshirë atë nga lista e investimeve në infrastrukturë dhe sherbime sociale.
Për 50 vjet u drejtuam nga të kuqtë, tani 22 vjet u qeverisëm nga të zinjtë, ka ardhur koha, është koha që vendin ta drejtojë vetëm Aleanca KuqeZi ka përfunduar fjalën e tij kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.