E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan kërkon administratë të përkohshme për Egjiptin

Presidenti egjiptian, që ka premtuar tranzicionin e pushtetit, duhet të ndjekë një rrugë të ndryshme nga e tashmja, deklaroi Erdogan.

Kryeministri turk theksoi se është shumë e rëndësishme që gjatë keësaj periudhe të jetë në funksion një administratë e përkohshme. "Administrata aktuale ka dështuar të krijojë besimin e nevojshëm për krijimin e një atmosfere demokratike brenda një kohe të shkurtër", theksoi Erdogan.

Komentet e shefit të ekzekutivit të Turqisë u bënë pas fjalimit të Mubarakut, në të cilin ai tha se nuk do të garojë për president në zgjedhjet e planifikuara për në shtator, por deri atëherë do të mbetet në pushtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›