E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan në Athinë: Duhet të kemi të ardhme paqësore

ATHINE- Vizitë historike në Greqi, kështu e ka cilësuar kryemisnitri turk Rexhep Tajip Erdogan vizitën e tij në shtetin fqinj, vizita e parë zyrtare e një kryemisnitri turk që prej vitit 2004.
Në një klimë mjaft të ngrohtë është zhvilluar takimi mes Erdogan dhe kryeminsitrit grek Jorgos Papandreu, ku janë diskutuar cështje me rëndësi për të dyja vendet dhe ku janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi. Transporti, infrastruktura, kultura, turizmi, edukimi, policia, shërbimet emergjente, energjia dhe mjedisi, ishin disa prej cështjeve të trajtuara nga dy kryeministrat. Erdogan shoqërohej në këtë vizitë nga 10 ministra dhe 80 biznesmenë.
“Vizita jonë në Athinë ka një rëndësi të vecantë. Kemi rastin të diskutojmë tema politike, ushtarake, ekonomike, turistike, që kanë interes të përbashkët për të dyja vendet”, theksoi kryeministri turk.
“Sy dy vende fqinj, duhet të kemi një të ardhme paqësore edhe më të mirë. Jemi fqinje dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira”, deklaroi Erdogan.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›