Lezhë, Eagle Mobile fushatë sensibilizuese për pastrimin e qytetit
LEZHë- Eagle Mbile ka vijuar fushatën e aksionit të pastrimit të ambienteve në qytete të ndryshme të vendit me sloganin “Një me natyrën”. Këtë herë aksioni është ndalur në qytetin e Lezhës, ku drejtues të kompanisë Eagle, zyrtarë të lartë të MASH, dhe Ministrisë së Mjedisit bashkë me qindra nxënës të shkollës së mesme pastruan 3 zona te ndryshme të qytetit nga mbeturinat.
Eagle Mobile e ka shpallur vitin 2010, si “Vitin e Mjedisit” duke zhvilluar projekte të ndryshme si mbjellje të pemëve, restaurim parqesh apo krijim të tyre vecanërisht për fëmijët dhe fushata sensibilizuese për një ambient të pastër.
(m.a/News24/BalkanWeb)