Protestues nga rrethet nisen drejt kryeqytetit
BERAT- Automjete, kryesisht autobuzë me protestues janë nisur sot nga rrethe të ndryshme të vendit në drejtim të Tiranës, për të marrë pjesë në protestën masive që pritet të zhvillohet sot në kryeqytet nga PS. Një numër i madh mjetesh janë nisur nga qyteti i Beratit.
Ndërkohë në orare të ndryshme nga rrethe të ndryshme të vendit janë nisur drejt Tiranës, dhjetra autobuze të tjerë, dhe mjaft mjete të vogla me simpatizantë të PS, pritet të mbërrijnë në Tiranë nga momenti në moment për të qenë pjesmarrës në protestën masive që pritet të zhvillohet në Bulevardin kryesor të Tiranës.
(m.a/News24/BalkanWeb)