E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefekti i Tiranës letër Ramës: Mos nxirr administratën në protestë

TIRANë- Prefekti i Tiranë, Keltis Kruja i ka dërguar një tjetër letër Kreut të Bashkisë Edi Rama. Ndërsa në letrën e parë kërkohej zhbllokimi i bulevardit, pasi rëndonte trafikun, në të dytën Kruja kërkon marrjen e masave për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në Bashkinë e Tiranës, si dhe dhënien fund të kaosit të trafikut. Sipas prefektit Kruja letra vjen, “duke marrë shkasë nga ankesat e vazhdueshme të komunitetit për rënien progresive të shërbimit nga ana e administratës së Bashkisë së Tiranës”. Prefekti sqaron se kjo rënie vjen nga, “përfashirja e drejtpërdrejtë e kësaj administrate në aktivitetet politike të PS”.

Prefekti i bën të ditur kryebashkiakut Rama se nxjerrja e administratës me detyrim në protesta është një veprim antiligjor. “Detyrimi i administratës së institucionit që ju drejtoni të marrë pjesë në protesta apo edhe në grevën e utrisë është një veprim thelësisht antiligjor”, - theksohet në letrën e prefektit.

Në letër thuhet gjithashtu se Institucioni i Prefektit do të ndërhyjë në mënyrë ligjore ndaj shkeljes që bën Policia Bashkiake duke u bërë pjesë e protestave dhe tubimeve.

Nuk ka munguar në këtë letër edhe kërkesa e përsëritur për zhbllokimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, si dhe mosbllokimi i akseve të tjera rrugore, që sipas Prefektit është bërë shqetësim edhe për banorët.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›