E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e kanalizimeve problem serioz në Fushë Krujë

FUSHE KRUJE- Lagjia nuëmr 9-të në qytetin e Fushë Krujës nuk ka asnjë lloj kanalizimi të ujrave të zeza. Në këtë lagje jetojnë mbi 5 mijë banorë ndërsa ujrat e zeza derdhen në një kanal të hapur dhe shumë herë shpërndahen në oborret e banesave.

Me ardhjen e stinës së nxehtë, banorët i tremben epidemive duke kërkuar që bashkia të marrë masa për këtë problem.

Përvec erës së rëndë që shpërndahet në të gjithë lagjen, shpesh herë ujëraz e zeza kanë hyrë edhe nëpër puset që banorët i përdorin për ujë. Nga përdorimi i ujrave të ndotura, banorët thonë se shpesh fëmijët sëmuren nga infeksione të ndryshme.

Shqetësimet e tyre janë bërë prezente edhe në bashki por deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje si shkak i mungesës së fondeve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›