E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan në vizitë zyrtare në Athinë

ANKARA - Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Greqi, duke filluar nga 14 maji, për bisedime me homologun e tij grek, Jorgos Papandreu, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Anadolli Azhans, që i referohet ministrit të Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu gjatë një konference të përbashkët shtypi në Talin, Estoni, me zëvendësministrin e Jashtëm grek, Dhimitris Drucas.
Erdogan do të shoqërohet në këtë vizitë nga një numër i madh ministrash, mes tyre edhe zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Ekonomisë, Ali Babacan.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›