E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dritat e Kuqe”, kapen prostitutat e klasit të lartë

TIRANE-Pesë persona janë vënë në pranga sot në mëngjes nën akuzën e “shfrytëzim Prostitucioni në rrethana rënduese” në bashkëpunim dhe ”Prostitucion”. Operacioni i koduar "Red Lights" (dritat e kuqe) Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është kryer mbrëmë.

Policia informon se të ndaluarit janë Besim Fahri Lami, 33 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë, i akuzuar për ”Shfrytezimit të Prostitucionit në rrethana rënduese me shumë se njëherë të disa shtetaseve dhe Gentjan Buzi, 33 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë,i akuzuar për ”Shfrytëzimit të Prostitucionit” dhe të ”Moskallëzimit të krimit”.
Arrestimi është bërë pas një hetimi 4 mujor, pasi këto shtetas dyshohen se në bashkëpunim midis njëri tjetrit, kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në Kryeqytet, tre shtetase. Ndaj tre vajzave, me inicialet G.M, 24 vjeçe, O.C, 22 vjeçe dhe F.Ll, 23 vjeçe është marrë masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të ”Prostitucionit”.
Operacioni u krye në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në një hotel në luksoz në Tiranë, duke ushtruar prostitucion me klientë të ndryshëm kundrejt shumës që varionte nga 200 deri më 400 Euro.

Policia thotë se dy të arrestuarit ”Besim Lami dhe Gentian Buzi për një periudhë 4 mujore kishin ndërtuar një rrjet të sofistikuar për shfrytëzimin e shumë femrave, ku pasi realizonin rekrutimin duke shfrytëzuar, vështirësitë ekonomike dhe problemet familjare të tyre, i rekrutonin ata dhe më i pas i shfrytëzonin në hotele lluksoze në Tiranë, duke i siguruar klientë të huaj dhe Vip. ”

Aktualisht vazhdon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të dokumentuar më tej këtë aktivitet kriminal.
Për shtetasit Besim Lami e Gentian Buzi po pregatiten materialet për t’i referuar edhe ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda për hetim pasuror duke hetuar mbi asetet e përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›