E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e peshkatarit, aksidentale

Elbasan- Peshkatari Dilaver Peqini mund te jete vrare aksidentalisht, si pasoje e te shtenave te pakontrolluara apo ndonje gjuetari shpendesh ne zonen e Labinot-Fushes, ne lumin Shkumbin. Pas dyshimeve te familjareve, autopsia konfirmoi se ne kraharorin e 60- vjecarit kishte nje plage tejshpuese te shkaktuar me arme zjarri dhe brenda eshte gjetur predha e plumbit nga ekspertet mjeko-ligjore. Policia e Elbasanit regjistroi menjehere dosjen me vepren penale te “vrasjes”. Nga shoqerimi dhe marrja ne pyetje e rreth 15 personave dhe analizes se balistikes, ka rezultuar se ngjarja mund te jete aksidentale dhe se viktima nuk kishte konflikte me persona te tjere. Peqini kishte dale diten e hene paradite per te peshkuar ne Shkumbin dhe nuk ishte kthyer ne mbremje. Familjaret bene denoncimin ne komisariat dhe trupi i 60-vjecarit u gjet diten e merkure, ne vendin e quajtur Byshek, afer Shushices, ne ujerat e lumit Shkumbin dhe 10 kilometra larg vendit ku peshkonte zakonisht i ndjeri. Policia dyshon se mund te kete qene ndonje banor i zones apo gjuetar qe gjate qitjeve te pakontrolluara ka vrare edhe peshkatarin. Gjithsesi hetimet kryhen ne akuzen e vrasjes dhe pritet te identifikohet dhe ndalohet autori i dyshuar i krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›