E Diel, 1 Nëntor 2026

Deportohet si klandestin, kapet i arratisuri nga burgu

Kakavije- I arratisuri nga burgu i Rrogozhines, qe perfitoi nga leja qe mori per sjellje te mire, kapet pas deportimit si klandestin nga policia greke. Megjithese ka dhene identitet te rreme per Policine Kufitare ne Kakavije, fakti se homologet greke kishin deklaruar qe ishte pa dokumente te rregullta, ka bere qe te hetohej rreth 35-vjecarit Saimir Hasa. Burime zyrtare konfirmuan se te riut i jane vene prangat, porsa fotografia e tij ka dale ne sistemin TIMS si i kerkuar dhe denuar me 12 vjet burg per “grabitje me arme”, ngjarje e ndodhur ne vitin 2003.
Saimir Hasa ishte shpallur ne kerkim nga komisariati i policise Kavaje, pasi Gjykata e Krimeve te Renda Tirane, ne vitin 2005 e ka denuar me 12 vjet burg per vepren penale te vjedhjes me arme te nje banese ne Kavaje ne vitin 2003 dhe po vuante denimin ne burgun e Rrogozhines. Prej vitit 2005 ai vuante denimin e dhene nga gjykata dhe per shkak te sjelljes se mire, me 3 gusht 2009, i eshte dhene leje 5 ditore nga ky institucion dhe nuk eshte kthyer me, por eshte larguar per ne Greqi. Sipas hetimit te kryer nga Policia e Gjirokastres qe kreu arrestimin mengjesin e djeshem, Hasa ka kaluar kufirin jeshil nga Saranda per ne shtetin grek, ne menyre te paligjshme. “Pasi ka arritur ne vendin fqinj, qe prej vitit 2009 ka jetuar dhe punuar ne menyre klandestine ne Korinth, ku me 21 prill 2010, rreth ores 18:00 policia greke e ka kthyer deportiv ne Kakavije”, thane burime zyrtare per kete rast.
Gjate intervistimit te bere nga agjentet e Policise Kufitare, 35-vjecari ka dhene si gjeneralitete te rreme inicialet B. M., per t’i shpetuar prangave. Por pas verifikimeve te gjurmeve te gishterinjve dhe fotografise ne sistemin TIMS, eshte bere dhe identifikimi i te denuarit te arratisur. Pas arrestimit eshte njoftuar komisariati Kavaje qe dergoi trupa policore per te transportuar ne qeli te denuarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›