E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushner takon Meten: Ju mbeshtesim ne liberalizimin e vizave

TIRANE- Franca mbështet heqjen e vizave për shqiptarët. Qëndrimi zyrtar është përsëritur edhe njëherë sot nga ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner gjatë një takimi që ka zhvilluar me ministrin e jashtëm shqiptar Ilir Meta në samitin e NATO-s që po zhvillohet në Estoni. “Mbështesim heqjen e vizave,mbështesim integrimin europian“ është shprehur kreu i diplomacisë franceze gjatë takimit, deklaron drejtoria e shtypit pranë ministrisë së Jashtme shqiptare.Gjatë qëndrimit në Estoni, Meta ka takuar dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Rasmussen i cili pritet të vizitojë Shqipërinë më 29 prill.
Pak ditë më parë në një artikull të përbashkët në të përdishmen franceze Le Mond, Ministrat e punëve të jashtme të Francës dhe Italisë, Bernar Kushner dhe Franko Fratini u angazhuan për liberalizimin e vizave për vendet nga Shengen zona për boshnjakët dhe shqiptarët. Dy ministrat theksuan në artikull dhe së në planin afatshkurtër shpresonin se Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina do të mund t’i shfrytëzojnë përfitimet nga liberalizimi i vizave për qëndrim të shkurtër në Shengen zonën.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›