FMN: 3% rritja ekonomike për 2009. Të ulet borxhi publik
TIRANE-Rritja ekonomike për vitin 2009 në Shqipëri ka qënë 3%, kurse inflacioni ka qënë në rritje, përtej normës 3%. Këtë konstatim ka bërë sot shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, (FMN) Gervin Bell në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e Financave Publike, Ridvan Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani duke i sugjeruar qeverise te ule borxhin publik qe me pas te synoje rritjen ekonomike.
Gervin Bell kryeson delegacionin e FMN që po kryen një vizitë 10-ditore në Shqipëri. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe FMN ka diskutuar me autoritetet shqiptare për ekonominë në vend, nga ku sipas tyre është vlerësuar impersionuese përballimi i krizës ekonomike. Ai tha se, besimi në sektorin financiar është rikthyer dhe kjo reflektohet nga rritja e depozitave si dhe nga dërgesat e emigrantëve. Sipas Bell, pritshmërite për inflacionin mbeten të ankoruara mirë.
Për vitin 2009, Bell tha se FMN evidentoi se pati një rënie të reflektuar tek remitancat dhe eksportet në vend. "FMN konnstatoi se rritja ekonomike ishtë në shifrat e 3%, ndërkohë që inflacioni në rritje përtej normës 3%".
Bell theksoi se FMN parashikon që për vitin 2010 rritja ekonomike të jetë në shifrat 2-2.5%, ndërsa rritja potenciale e ekonomisë do të marrë vrull vetëm në vitin 2015.
Lidhur me aspektin e rritjes ekonomike, Bell bëri disa sugjerime. “Ekonomia shqiptare duhet të kalojë nga huamarrja për konsum në zgjerim të burimeve prodhuese, rritje të eksporteve dhe zëvëndësim të importeve me eksporte. kjo ndihmon në klimën e biznesit dhe mbrojtje për investitorët”.
Në rritjen e ulët ekonomike, sipas FMN ka ndikuar gjithashtu rënida e të ardhurave dhe rritja e shpenzimeve. Por sugjerimi konkret nga FMN është të ulet borxhi publik. “Borxhi rrezikon investimet. Deficiti buxhetor duhet të jetë 3% I GDP. Qeveria të rishikojë politikat buxhetore pasi për vitin 2009, deficiti buxhetor u rrit me 7%. Buxheti ka nevojë të konsolidohet, duhet rregull fiskal I besueshëm”, tha për gazetarët Bell ne prani te ministrit Bode.
Sa i përket sistemit banker, FMN pasi e ka studiuar këtë sistemin shprehet se ka vërtetuar se po rriten sërish dërgesat e emigrantëve. “FMN evidentoi se sistemi banker gjatë krizës ekonomike hyri me rezerva dhe kapital të mjaftueshëm. Tani I duhet të përballojë e monitorojë situatën pasi rreziqe gjithmonë ka”.
Ndërsa Ministri I Ekonomisë, Ridvan Bode në emër të qeverisë përshëndeti FMN dhe i vlerësoi si ambicioze, sugjerimet e bëra nga ky Fond. Bode deklaroi se tanimë është koha që vendi ti rikthehet stabilitetit makroekonomik.
Kurse Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, (BSH) Ardian Fullani deklaroi se sipas BSH janë ruajtur ekuilibrat e brendshëm financiarë. “Inflacioni pati luhatje nga 2-3%, kurse rritja ekonomike u zbeh gjatë vitti 2009”. Sipas Fullanit për të përballuar krizën në banka gjatë vitti 2009 u frenua kreditimi.
(d.b/BalkanWeb)