E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas borës, akulli "mbërthen" rrugët e verilindjes

Nga të dhënat më të fundit bëhet e ditur se temperaturat kanë rënë 3 gradë nën zero. Për këtë arsye, në aksin rrugor Morin – Kukës – Qafë Shllak, veç 3 borëpastrueseve janë angazhuar edhe 2 mjete të tjera për hedhjen e kripës, gjë që ka bërë që lëvizja e mjeteve në këtë aks rrugor që lidh Shqipërinë me Kosovën aktualisht të jetë normale.

Ndërsa orteku i rënë në Qafën e Malit mbrëmjen e kaluar, ka penguar lëvizjen e mjeteve për më shumë se dy orë. Edhe në akset rrugore si, Krumë – Kukës, Kukës – Shishtavec e Kukës – Bushtricë, si pasojë e hedhjes së kripës, situata e lëvizjes së mjeteve është drejt normalizimit.

Për shkak të akullit, nga forcat e policisë është bllokuar krejtësisht lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë që mund të bëhen shkak për bllokimin e lëvizjes së mjeteve të tjera. Aktualisht, në këtë rreth, si rrjedhojë e dëborës dhe akullit, janë të bllokuar krejtësisht komunat e Zapdit, Arrnit e Grykë Cajës, si dhe rreth 16 fshatra të thella, ku ende trashësia e dëborës arrin në mbi 50 centimetra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›