Fratini: Brenda vitit, Shqipëria pa viza në BE
“Liberalizimi i vizave është në fuqi me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë. Impenjimi është që edhe Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina mund të arrijnë objektivin brenda vitit 2010, duke arritur progres në parametrat e kërkuar nga Bashkimi Evropian. Në mënyrë analoge mendojmë se dialogu për heqjen e vizave mund të fillojë shumë shpejt dhe për Kosovën”, u shpreh Fratini në forumin e mbajtur në Goriza të Sllovenisë, për “Skenarët e zhvillimit Adriatiko – Ballkanik”.