E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji per median, raporti i OSBE: KKRT e RTSH rrezikojnë të mbeten instrument i politikës

VJENË- Përfaqësuesja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovic ka dorëzuar raportin e radhës për lirinë e shtypit në botë në Këshillin e Përhershëm në Vjenë.

Në këtë raport përmendet edhe Shqipëria ku thuhet se Mujatoviç i ka shkruar kryeministrit Berisha, duke shprehur shqetësimin lidhur me projektligjin për transmetimet duke sugjeruar se ligji i miratuar nga Komisioni për Edukimin dhe masmedian nuk është bërë me konsensus për Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit, KKRT, dhe transmetuesin publik, RTSH, pra duke rrezikuar se të dy institucionet do të mbeten instrumente politike të shumicës parlamentare. 

"Zyra ime do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e legjislacionit të ri", shprehet Mijatovic në raportin e saj. 
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›