Atentat me armë zjarri në Elbasan, vritet 40-vjeçari dhe plagoset kalimtarja
Elbasan- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mesditën e sotme, kur një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Sipas burimeve në vendgjarje, shtetasi Hyqmet Pisha, 40-vjeç është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
Mësohet se Pisha ka qenë i ulur në një nga lokalet e qytetit, pranë zyrave të gjendjes civile kur në drejtim të tij, sipas dëshmitarëve, është qëlluar shatë herë me një armë zjarri.
Ndërsa Lindita Calladej është e plagosura që ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes, teksa po kalonte aty pranë. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore.
Dyshohet se ky ishte një atentat i mirëorganizuar kundër viktimës. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e motiveve të krimit si dhe autorët.
Julian Hoxhaj/IDEA/