E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan vizitë dy ditore në Maqedoni

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Sipas mediave maqedonase Erdogan do të pritet në Aeroportin e Shkupit nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe një delegacion i lartë qeveritar.

Kryeministri turk do të zhvillojë takime me homologun Gruevski, presidentin Gjorgje Ivanov, kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski, ndërsa pasdite është paralajmëruar edhe takimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Erdogan vjen në Maqedoni, pas disa vizitave të paralajmëruara kohë më parë, por që nuk ishin realizuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›