E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Keqardhje për incidentet e dhunshme në veri të Kosovës

Kryesuesi i OSBE-së, Audronius Azubalis, njëherësh ministër i jashtëm i Lituanisë, ka shprehur keqardhje për dhunën në veri të Kosovës.

“Me keqardhje shoh incidentet e dhunshme në pjesën veriore të Kosovës, dhe i bëj thirrje për përmbajtje dhe u bashkohem thirrjeve të liderëve politikë dhe ata të komunitetit për qetësi”, tha zoti Azubalis.

Gjithashtu, ai ka bërë ftesë për dialog, si mënyra e vetme për të ecur përpara.

“Bisedimet Beograd-Prishtinë janë një forum ku mund të ndërmerren hapa konkretë për të mirën e të gjitha komuniteteve”, tha kryesuesi Azubalis dhe shtoi se “OSBE-ja është e përkushtuar për mbështetjen e ambientit të sigurt dhe të stabilizuar dhe do të vazhdoj të punoj për  partnerët ndërkombëtarë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›