Kantrimen Na vjen keq per masat e Kosoves ne marredheniet tregtare me Serbine

Zevendesndihmes sekretari amerikan i shtetit Thomas Countryman tha se vendimi i qeverise se Kosoves per ndalimin e importeve nga Serbia ishte rrjedhoje e bllokades se mehershme tregtare qe Serbia kishte vendosur kundruall Kosoves. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes zoti Countryman tha se Shtetet e Bashkuara do te deshironin te shihnin nje qasje legale te te dyja paleve ndaj kesaj ceshtjeje.
Na vjen keq qe qeveria e Kosoves ishte e detyruar te vendose masa te ndersjella ne marredheniet tregtare me Serbine. Nuk do te deshironim te shihnim nje qasje te tille. Ne te njejten kohe duhet te shohim te verteten se Serbia ka filluar nje bllokade te tille ndaj mallrave te Kosoves para me shume se dy vjetesh. Edhe ajo bllokade eshte jolegale kundruall marreveshjes per tregti te lire ne Evropen qendrore te cilen Beogradi e ka nenshkruar vjet me pare dhe nuk lejon bllokade te tille as nga ana e Serbise e as nga ana e Kosoves. Duam te shohim thjeshte nje qasje legale te te dyja paleve tha zoti Countryman.
Ai tha se edhe shtyrja e bisedimeve ndermet Kosoves dhe Serbise per muajin shtator ka te beje me ceshtjen e bllokades. Vendimi per te anuluar bisedimet e kesaj jave ishte rrjedhoje e mosgatishmerise se qeverise se Serbise qe te heq bllokaden ndaj mallrave te Kosoves dhe per kete asrye nuk kishte mundesi per mareveshje te reja gjate kesaj jave.
Megjithate ne jemi optimiste se edhe Serbia edhe Kosova mund te gjejne zgjidhje praktike per ceshtjet e jetes se perditshme. Ky eshte nje shembull i mire. Nese do te jete e mundur qe te kete nje treg te lire ndermjet Kosoves dhe Serbise atehere mund te kemi sukses edhe per ceshtjet me te medha te ketyre bisedimeve tha zoti Countryman.
Ai nenvizoi se eshte shume e rendesishme qe Beogradi te permbushe reformat e brendshme dhe te kete marredhenie sa me te mira me fqinjet por sipas tij po aq e rendesishme eshte per evropianet qe nje vend qe synon statusin e kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian te permbushe detyrimet e tij. Ai e vleresoi si shembull te mire qe Beogradi permbushi detyrimin ndaj Gjykates se Hages duke arrestuar te akuzuarin per krime lufte Goran Haxhic. Por ai tha se ishte shembull shume negativ qe Beogradi tash e dy vjete e gjysme shkel detyrimet ndaj CEFTA-s pa arsye legale. Ai ritheksoi rendeisne qe kane bisedimet aktuale ndermjet Kosoves dhe Serbise.
Ky dialog nuk duhet te krijoje kompromis te madh politik as nga ana e Beogradit as nga ana e Prishtines por duhet te sjelle dobi per te dyja palet. Te gjithe ata qe e kritikojne qofte opozita ne Serbi qofte opozita ne Kosove tha zoti Countryman kete e shfrytezojne vetem nga qellimet politike dhe nuk shohin se cfare mund te jete pozitive dhe qe mund te ndihmoje nje jete me te mire edhe te serbeve edhe te shqiptareve ne Ballkan.