E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Tubim proteste ne mbrojtje te Piramides

Disa qindra qytetare te Tiranes zhvilluan ne mbremje nje tubim proteste kunder vendimit te deputeteve per te rrezuar ndertesen e Qendres Nderkombetare te Kultures dhe per te ndertuar aty seline e parlamentit.

Ne oborrin e nderteses se ashtuquajtur Piramida dikur muze i diktatorit Enver Hoxha u mblodhen veprimtare te shoqerise civile qytetare te moshave te ndryshme te cilet madje nisen edhe nenshkrimin e nje peticioni per mbrojtjen e kesaj ndertese. Organizatoret e tubimit folen per rendesine kulturore dhe arkitekturore te kesaj ndertese e cila sipas tyre eshte nje projekt i vecante.

Arkitekti Artan Shkreli foli per vlerat shkencore te projektit te piramides dhe vendosjes se saj ne ate pjese te kryeqytetit. Oratore te tjere theksuan se ky eshte nje nga tubimet e rralla qe nuk i organizojne partite per politike por qytetaret kerkojne te ruajne nje objekt te qytetit dhe po perpiqen qe zeri i tyre te degjohet. Ata thane se tubimi ishte shprehje e vullnetit dhe e deshires se qytetareve per te mos prishur nje ndertese per te bere nje tjeter sepse keto jane para qe dalin nga taksat e tyre dhe buxheti shteteror.

Por perfaqesues te maxhorances hodhen poshte akuzat sipas te cilave projekti eshte shume i shtrenjte. Deputeti i Partise Demokratike Enkelejd Alibeaj tha ne media se projekti ka kushtuar vetem pesedhjetemije dollare. Ai tha se 100 vjetorin e pavaresise shteti shqiptar duhet te kete nje ndertese dinjitoze si parlamentin e vet sepse ende nuk ka nje seli parlamentare dhe se komisionet dhe sallat aktuale jane shperndare ne disa ndertesa.

Ideja per te rrezuar ndertesen e muzeut te diktatorit Enver Hoxha lindi ne radhet e maxhorances dy vjet me pare pikerisht ne kohen kur zyrtaret po mendonin per festimet e 100 vjetorit te pavaresise.

Kryeministri Berisha tha se edhe sot pas 100 vjetesh shteti shqiptar nuk ka nje objekt parlamentar dinjitoz dhe sipas tij do te ishte shume domethenes ndertimi i tempullit te demokracise pikerisht ne truallin e muzeut te diktatures.

Piramida eshte pak metra larg selise se qeverise ne mes te Tiranes. Ajo u ngrit menjehere pas vdekjes se diktatorit Enver Hoxha nga pasardhesit e diktatorit per te nderuar kujtimin e tij.

Mjediset e nderteses luksoze per ato kohe u mbushen plot me sendet personale te diktatorit qe izoloi Shqiperine vrau e persekutoi dijetaret shqiptare dhe kundershtaret politike. Ndertesa pushoi ne fakt se qeni Muze qysh ne vitin 1992 kur Partia Demokratike fitoi zgjedhjet pas afro 50 vjetesh diktature. Ajo u rihap si qender kulturore apo si qender panairesh nderkohe qe ne mjediset e saj tashme vendosur edhe TV Top Channel nje nga mediat me te njohura ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›