E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ere e re e marredhenieve Tirane-Moske

Gjate vizites ne Moske kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka zhvilluar nje takim me kryetarin e Dumes Ruse Boris Grizllov i cili ka theksuar se pavaresisht nje pauze te gjate marredheniet midis dy vendeve tashme kane nje baze ligjore me rreth 30 marreveshje te nenshkruara dhe ne pritje per tu finalizuar edhe rreth 10 te tjera.
Kjo eshte vizita e pare pas 15 vitesh qe zhvillon ne Moske nje zyrtar i larte nga Shqiperia.

Kemi ndertuar nje kornize bashkepunimi qe duhet te nxitet me shkembim vizitash gjate te cilave te mund te nenshkruhen marreveshjet ne fushen e ekonomise financave energjetikes turizmit dhe kultures ka thene Grizllov. Me tej ai tha se numri i te rinjve nga Shqiperia qe studiojne ne Rusi eshte me i larti krahasuar me ata te vendeve evropiane.

Lidhur me marredheniet dypaleshe zonja Topalli u shpreh se une e lexoj ftesen dhe mikpritjen tuaj si shprehje te vullnetit pozitiv per te cuar me tej marredheniet tona. Mendoj se eshte momenti te ridimensionojme dialogun politik dhe bashkepunimin ne fushat me interes reciprok.

Duke theksuar se Shqiperia dhe Rusia kane njohur lidhje historike te dy homologet vleresuan se eshte momenti per nje kapitull te ri bashkepunimi dhe se kjo vizite nxit bashkepunimin nderparlamentar por edhe inkurajon hapa konkrete ne marredheniet ne teresi midis dy vendeve. Ne kete kuader Topalli konsideroi te nje rendesie te vecante bashkepunimin ne fushen e turizmit dhe te energjise. Ajo tha se Shqiperia vlereson shume perfshirjen e saj si degezim ne projektet e gazsjellesve te medhenj si Rryma e Jugut.

Kryetari i Dumes tha se Rusia si eksportuese e naftes dhe e gazit sheh me interes edhe ngritjen e industrise perpunuese ne Shqiperi. Duke vleresuar potencialet turistike te Shqiperise zoti Grizllov u shpreh se per ruset eshte me interes te investojne ne kete fushe. Biseda u perqendrua edhe ne perspektiven evropiane te Ballkanit. Ne besojme se njohja e pavaresise se Kosoves ka ndikuar ne konsolidimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon theksoi Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›