E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundi i njerit prej atyre qe merituan monumente

Kristo Meksi e shkriu pasurine qe trashegoi nga i ati per ceshtjen kombetare sidomos per shkollen shqipe

Ai ishte nga Labova e Madhe apo sic njihet ne ato ane Labova e Zhapes. Nena ime e therriste Dajko Kico Ky ishte nipi i Vangjel Zhapes nga e bija Argjiroja martuar me Petro Meksin. Fati e deshi qe Argjiroja te binte nga kali dhe te vdiste. Petro Meksi i mbetur i ve u martua shpejt me Sotira Konomin po nga Labova. Nga kjo martese linden gjashte femije tre djem dhe tre vajza njera prej te cilave ishte gjyshja ime Susana e cila Kico Meksin e kishte vella nga i ati. Nuk me shkon aspak ndermend qe te ndris sfondin e familjes duke treguar lidhje nderi por i permenda te gjitha keto vetem e vetem qe te eliminoj ndonje hamendesim per tregime te pabazuara.

Bardhosh Gace ka botuar ne vitin 2002 studimin Ata qe shpallen pavaresine kombetare. Nder figurat e shquara ai permend edhe Kristo Meksin. Po e citoj

Kristo Meksi ka lindur ne Gjirokaster ne vitin 1873. Pasi kreu gjimnazin e Janines emigroi ne Rumani. Ne vitet 1903-1907 bashkepunoi me kolonine shqiptare te Egjiptit Stambollit dhe Amerikes. Shtepia e tij ne Bukuresht ishte nje nga qendrat e rendesishme te levizjes kombetare. Ne vitin 1906 Luigj Gurakuqi i shkruante Asdrenit se Kristo Meksi kishte financuar per botimin e librave dhe abetareve te tij ne gjuhen shqipe.

Ishte nder themeluesit e shoqerise shqiptare te Bukureshtit. Me 28 nentor 1906 ne shtepine e tij zhvilloi punimet mbledhja e bashkimit te shoqerive Dituria Dibra dhe Shpresa. Ne procesverbalin e kesaj mbledhjeje shenohet Te mbledhur ne shtepine e z. K. Meksi rruga Nifon nr. 12 mbas shume debatesh mbi gjetjen e zgjidhjes per bashkimin e te gjithe shqiptareve te Rumanise ne nje shoqeri te vetmehellip

Ne krijimin e shoqerise Bashkimi 11 dhjetor 1906 u zgjodh njeri nder drejtuesit e saj. Me kete rast ne letren e tij Hile Mosi nga Klogenfurti i shkruan Asdrenit te pershendet K. Meksin e P. Evangjelin keta memedhetare te flakte. Ne shoqerine Bashkimi zhvilloi nje veprimtari te gjere kombetare. Shtypi i kohes shkruan Z. Kristo Meksi dhe Th. Cami bene perpjekje per botimin e 2000 cope abetareve ne dialektin gegnisht per ti shperndare ne viset e Shqiperise. Ne letren qe K. Meksi e R. Anastasi i shkruajne gazetes Shpnesa e Shqypenise ne Raguze ne shkurt 1907 mesojme se shoqeria Bashkimi kishte per qellim te shtypnje libra shqip te ndihe e te hap shkolla kombiare nde Shqiperihellip

Me 5 maj 1907 ai nenshkroi deklaraten e themelimit te Komitetit Per Lirine e Shqiperise ne Bukuresht me Pandeli Evangjelin Bajo Topullin Vasil Zografin dhe Veli bej Kelcyren. Ne ato vite kishte korrespondence me memedhetaret e Camerise dhe financonte edhe botimin e gazetes Liria te Selanikut. Atdhetari Musa Demi ne letren e dates 22 shtator 1908 i shkruante K. Meksit Te shtrengoj doren vllazerisht U shkrova nje leter per ca libra besonj qe e keni marre. Une kam ne mejtim te hap nje biblioteke ne Filat dhe nje shkolle te vogelhellip

Ne vitin 1910 ai i dhuroi gazetes Korca shkronjat e shtypshkronjes. Po kete vit u ngarkua nga shoqeria Bashkimi e Bukureshtit per te shkuar ne Korce ne perkujtimoren e atdhetarit Vasil Terpo. Ne vitet 1908-1912 shkroi ne faqet e shtypit publicistike. Te bien ne sy artikujt e tij ne gazeten Liri e Shqiperise ne Sofje si Nje marreveshje me vellezerit e mi shqiptare Ka me valle shqiptare Qysh gjendeshim me 1877 dhe qysh gjendemi ne motin 1911 etj. ku evokoi historine shqiptare per bashkimin kombetar. Ne kete gazete ai shkruan Tue me pasun tere te drejtat te quhem shqiptar dhe ndjenjat e zemres gjithashtu qe kur njoha veten pa prejtur punova e mundohem per te mbrojtur te drejtat kombiarehellip Tere duam te punojme tere duam te ndihim kombin per me u qyteteruar e me u ndritun se kena mbete shume pashellip Ne kete artikull e te tjere ai demaskon politiken e Perandorise Osmane e cila bene shume ligesi ndaj shqiptareve na ndalojne te punojme per gjuhen shqipe e per kombesi.

Ne vitin 1911 K. Meksi mbeshteti kryengritjen e Kosoves dhe shkoi atje ku u takua me kreret e saj. Ne kujtime ai shkruan Mbe shume ne bisedime e kuvend qendrova me z. Ismail Qemali me Azis Pashe Vrionin dhe Gani bej Frasherin se ndodhi te rrija gjithe nde ate hotel qe rrinin edhe atahellip Mjafte personalitete te shquara te asaj kohe shenojne vlerat kombetare te K. Meksit. Ne letren qe shkruan Jani Vretua nga Tbuhari me 20 korrik 1911 ve ne dukje se K. Meksi eshte nje burre me mendim te cilter e te kulluarhellip

Ne nentor te vitit 1912 ishte nder organizatoret e mbledhjes se Bukureshtit ku moren pjese I. Qemali L. Gurakuqi e atdhetare te tjere. Sipas Asdrenit ne kujtimet e tij K. Meksi ne kete mbledhje tha Kemi besim e shprese te plote ne veprimin e kombit shqiptar pas udhes qe tregoi z Ismail beuhellip Se bashku me delegatet e Bukureshtit udhetoi drejt Vlores per shpalljen e Pavaresise Kombetare ku u zgjodh ne Pleqesine e Kuvendit. Ne gazeten Perlindja e Shqipnies shkruhet se ne Vjeshten e vitit 1913 K. Meksi mbajti nje fjalim ne metingun e organizuar ne Vlore kunder barbarizmave greke ne jug te vendit. Pas qeverise se Vlores shkoi ne Durres ku sic shkruan gazeta Populli u emerua keshillonjes i Princ Vidit. Pas Luftes se Pare Boterore shkoi ne Bukuresht ku vazhdoi veprimtarine e tij kombetare. Gazeta Besa 20 gusht 1931 njofton se vdiq ne Tirane Kristo Meksi qe kishte vene disa gure ne godinen Kombetare.

Vec ketyre paraqitjeve qe permend studiuesi B. Gace ka edhe te tjera sepse jo gjithcka mund te permblidhet e te shkruhet ne nje botim sidomos per nje epoke qe meriton enciklopedi. Per shembull ai mbajti arken me napolona ar rruges gjate shoqerimit te Ismail Qemalit per ne Shqiperi qe ishte ne fakt mini-buxheti i pare i shtetit qe do te formohej.

Patriotizmi i tij ishte ne rrjedhen e tradites familjare. Sot ne nuk shkojme dot ne kohe pertej te atit Petro Meksit qe ishte anetar i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Kontributi i Petros njihet zyrtarisht madje Kuvendi Popullor e nderoi edhe me medalje. Petroja trashegoi pasuri te madhe nga Vangjel Zhapa por e shkriu per Lidhjen. Shpesh shembulli udheheq veprimet. Kristoja u frymezua ne patriotizem nga Petroja. Edhe Kristoja e shkriu pasurine qe trashegoi nga i ati per ceshtjen kombetare sidomos per shkollen shqipe.

Flitej per ndonja 80 000 napolona ari. Ai nuk kishte femije nuk u martua kurre. Mbeti vetem i varfer. Me kohe u verbua. Zogu i vuri nje djale matjan dhjetevjecar per ta shoqeruar rruges. E merrte prej dore. Ne vitin 1931 vdiq. Nuk po varrosej. Atehere nderhyri ambasada rumune duke premtuar shpenzimet e varrimit nese shteti shqiptar nuk do ta bente nje gje te tille. Detyrimi dhe turpi levizi mefshtesine dhe keshtu shteti shqiptar mori barren e varrimit. Ate e futen ne nje arkivol te porsalyer me boje te zeze. Kur e ngriten duart e njerezve u llangosen. Ata shpejtuan te fshinin bojen si per te fshire nje kujtim mjeran. Kriston e varrosen ne Varrin e Bamit. Me kohe varri i tij u harrua. Ne asnje pervjetor nuk u vendos nje tufe me lule. Pastaj humbi. Me kohe varret u shperngulen ne Sharre. Ne ate kohe isha ne moshen kur njeriu impresionohet nga yjet dhe nga luginat e maleve por jo nga kujtimet prandaj edhe nuk i kushtova ndonje kujdes momentit por me kujtohet turbull se atehere u permend ne rrethin familjar edhe emri i tij. Varri u kerkua por me kot. Sot nuk gjendet as ne regjistrat ehellip Ky ishte fundi i njerit prej atyre qe merituan monumente.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›