E Diel, 1 Nëntor 2026

Erga Halilaj: Turbo-folku, një kompromis përfitimi pa vlera artistike

Këngëtarja rrëfen projektet artistike dhe problemet që has sot tregu muzikor shqiptarËshtë cilësuar si një prej zërave më të mirë shqiptar, e cila që me prezantimin e parë të saj në skenë bëri për vete publikun. Këngëtarja Erga Halilaj, një zë brilant që po prezantohet denjësisht në skenën e festivaleve, duke bërë që sot të jetë një ndër emrat më të mirë të muzikës shqiptare. Vetëm disa kohë më parë ajo prezantoi para publikut këngën më të fundit Party, për të cilën shpreson që të realizojë dhe një klip. Gjatë kësaj interviste ajo tregon se sot në

tregun muzikor shqiptar ndeshen rryma të ndryshme muzikore, por jo të gjitha janë me vlera artistike. Për Erga Halilaj sot krijimtaria muzikore shqiptare ka emra të talentuar, të cilët dinë ta sjellin atë bukur tek publiku, e ndërkohë që sipas saj ka dhe shumë rryma të tjera të reja muzikore, që janë pa vlera artiske, ku një prej tyre është dhe rryma turbo-folk. Më tej ajo na zbulon dhe disa nga projektet e saj artistike.-Së fundi për publikun ju u paraqitët në Festivalin e Këngës në RTSH. Çfarë mund të na thoni rreth pjesëmarrjes suaj?Pavarësisht vlerësimit në atë festival për mua nuk ka shumë rëndësi kjo, pasi më e rëndësishme për mua është që unë mora pjesë në atë festival dhe kjo është gjëja më e rëndësishme që unë kam menduar që në fillim. Unë doja të merrja pjesë, doja të tregoja që unë jam. Nuk kam bërë këngë këtë vit dhe mendova që më mirë të marr pjesë në festival kombëtar se sa në një festival tjetër, sepse aty shpalosen vërtetë vlerat e një këngëtari. Mendoj se në këtë festival ka pasur goxha këngë dhe ka pasur prurje të mira. Këngëtarët ishin vërtetë shumë të mirë. Të gjithë këngëtarët në natën e emrave big kanë qenë këngëtarë shumë të mirë dhe kjo është dhe arsyeja që mua më tërheq që të marr pjesë në këtë festival, sepse konkurrenca është shumë e madhe.-E ndërkohë çfarë mendoni për vlerësimin që bëri juria në festival? Meqë problemet me këngët nuk kishte, i vetmi problem ishte pjesa përfundimtare e vlerësimit, që mendoj që pati luhatje. Nuk mund të jenë padiskutim të gjithë këngëtarët e kënaqur, por mendoj se duhet një vlerësim më i madh ndaj organizatorëve të festivalit në përzgjedhjen e anëtarëve të jurisë. Nuk them se ishin të tërë, pasi nuk mund ti vendosim të gjithë në një sitë, por kishte emra që dinin të vlerësonin, por kishte dhe emra abstrakt në atë juri. Kishte emra që kanë marrë pjesë në atë festival, por që nuk janë futur as në natën finale.-Do të realizoni ndonjë klip me këngën Party?Mendoj se po, pasi unë dhe Dorian Nini që është autor i këngës, shpresojmë që ti bëjmë një klip kësaj kënge pasi e meriton dhe do të jetë një lancim shumë i mirë për këtë këngë, ku teksti është shkuar nga Adrian Nini.-Nga Akademia e Yjeve deri tani si ka qenë karriera juaj muzikore?Nuk jam ndër ato këngëtare që kanë një program shumë të ngjeshur me këngën, pasi unë jam shumë e ngarkuar dhe me pianon. Prandaj thashë që gjatë vitit që lamë pas unë nuk kam marrë pjesë në evenimente të tjera pasi kam qenë shumë e zënë me instrumentin, por që gjithmonë mendoj se kur të marr pjesë të jetë një vend që të dallohem. Unë kam marrë pjesë në festival, por kam bërë dhe album që titullohet Stacioni i fundit.Është një album i cili ka 9 këngë, por që nuk kam pasur mundësi ende që ti lancoj që të gjitha, pasi duhet të investosh dhe duhet ti japësh shumë kohë. Nuk jam nga ato këngëtarë që i jap shumë rëndësi vetëm këngës, pasi po të ishte ashtu do të kisha bërë dhe klipe dhe do të kisha lancuar të gjithë albumin. Por për momentin unë nuk dua ti jap shumë rëndësi këngës, pasi më e rëndësishme për mua tani është pianoja.-I keni të dy prindërit artistë, sa kanë ndikuar ata tek ju?Babai im është trompist me Orkestrën e Radios prej 30 vitesh, ndërsa mamaja ime është këngëtare. Ka qenë zgjidhja e tyre që unë të studioja piano. Unë kam filluar të studioj piano që nga mosha 5 vjeçare. Piano për mua ka qenë jeta, përkushtimi. Prindërit e mi kanë ndikuar shumë tek unë pasi që të dy janë dhe instrumentistë, por dhe më kanë mbështetur shumë, sepse të jesh instrumentiste duhet të kesh një patjetër një mbështetje. Prindërit e mi më kanë dhënë shumë ngrohtësi dhe i falënderoj shumë. Unë do të merrem me pianon dhe me këngën, por pianos do ti jap më shumë rëndësi, pasi unë kam sepse kam investuar shumë dhe kurrë nuk mund ta lë pas dore pianon dhe të kem këngën primare. Kënga për mua gjithmonë do të mbetet e dyta ndërsa piano e para.-Jeni një këngëtare që vlerësoheni sidomos nga të rinjtë. Si ndiheni?Unë kam filluar që të këndoj që në moshë të vogël dhe njerëzit më njohin që nga ajo kohë dhe mendoj se kam dhe unë atë pjesë njerëzish që më pëlqejnë dhe më vlerësojnë për atë që unë sjell. Normalisht që ndjehem shumë mirë kur dëgjoj opinione dhe vlerësimet dhe besoj se do të vazhdoj dhe më tej.-Sot në vendin tonë janë shumë këngëtarë të rinj që këndojnë turbo-folk. Sipas jush sa ndikon kjo rrymë në krijimtarinë muzikore shqiptare?Vitet e fundit ka dalë një rrymë e re që është turbo-folku. Unë nuk dua të gjykoj njeri as kompozitorët që e lëvrojnë këtë lloj rryme, por unë vetë nuk dua ta dëgjoj, pasi as nuk më tërheq. Dhe këtë rrymë mund ta dëgjoj vetëm në ndonjë gëzim familjar, por duhet të pranojmë një realitet, që këngëtarët e që këndojnë turbo-folk janë këngëtarët që fitojnë më shumë sot në tregun muzikor shqiptar. Albumet e tyre janë ndër më të shiturat dhe nëse ekzistojnë dy apo tre shtëpi diskografike në vendin tonë ato ecin vetëm nëpërmjet kësaj rryme muzikore. Ky është realiteti dhe ne nuk kemi se çtë bëjmë. Kompozitorët që kanë lëvruar këtë rrymë ia kanë dhënë publikut, i cili ushqehet me këtë rrymë. Vetë personalisht mendoj që për çdo lloj rryme, sido që të jetë çdo njeri di ta bëjë ndryshimin. Unë nuk mendoj se kjo rrymë muzikore jep ndonjë vlerë muzikore në krijimtarinë shqiptare, pasojat mund të jenë vetëm që nuk dëgjohet aq shumë muzika e lehtë që është e mirë. Ne kemi dhe muzikë popullore shumë të mirë. Në Ballkan muzika popullore shqiptare është ndër më të bukurat. Edhe unë vetë që nuk merrem me muzikë popullore kur e dëgjoj më jep kënaqësi, ndërsa tubo-folku është një miks gjërash që ka ritme etj. Mendoj që kjo lloj rryme nuk jep aq shumë sa jepet. Unë nuk mendoj se turbo-folku ka ndonjë vlerë në krijimtarinë muzikore shqiptare. Muzika popullore është vlerë.-Sipas jush çfarë duhet bërë që turbo-folku të mos jetë kaq i pranishëm në krijimtarinë shqiptare?Mendoj se nuk duhet të bëhet aq shumë, dhe nuk duhet ti jepet aq shumë publikut. Ai merr atë që i jep dhe mendoj se ka disa vite që kjo rrymë muzikore lëvrohet dhe njerëzit janë mësuar. Nëse si kompozitorë dhe këngëtarë mundohen që ta ndryshojnë dhe ta bëjmë disi më popullore atë, atëherë mendoj se mund të ndryshojnë edhe opinionet.-Në rast se ju do tju propozonin të këndonit një këngë të rrymës turbo-folk ju do të pranonit?Unë vetë nuk mendoj se do të pranoja që të këndoja ndonjëherë këngë të rrymës turbo-folk, sepse nuk hyn fare në karakterin tim as si këngëtare. Unë mund ta këndoj muzikën popullore dhe këtë e kam provuar, por nuk do të këndoja turbo-folk.-Çfarë mendoni për krijimtarinë e lehtë shqiptare?Mendoj se muzika e lehtë shqiptare ka goxha rritje. Por se sa i aftë është një kompozitor apo një orkestrues të orkestrojë më bukur, kjo më pas është në sajë të talentit të tyre.-Në vendin tonë zhvillohen disa festivale. Mendoni se ato sjellin vërtetë atë që pretendojnë për publikun sa i takon vlerave artistike?Në Shqipëri janë tre festivale, dhe secili prej tyre ka një audiencë të tijën. Unë mendoj se edhe sikur më shumë festivale të kishte sërish do të ishte më mirë, sepse në Shqipëri nuk është se ke shumë mënyra lancimi. Të vetmet janë festivalet apo ndonjë klip që kushton shumë për kushtet që janë këtu, por unë mendoj se festivalet janë vlera dhe janë të rëndësishme për këngëtarët.-Sipas jush sa zbatohet e drejta e autorit në vendin tonë dhe ju vetë jeni prekur nga pirateria?Mendoj që ky është një problem që ndeshet shumë në vendin tonë sidomos  këtë e ndjejnë shtëpitë diskografike që marrin përsipër një album. Dhe këtu flas për veten time. Unë kam bërë një album me shtëpinë diskografike Eurostar dhe ato ka

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›