E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona fiton derbin, 100-pikëshi shumë pranë

TIRANE-Tashmë kur mbetet edhe një javë për të përfunduar kampionati spanjoll, synimi i Barcelonës, arritja e 100 pikëve gjatë një sezoni, po bëhet realitet. Me fitoren e fundit në derbi me Espanjolin 2-0, katalanasit janë ngjitur në kuotën e 97-pikëve dhe mungojnë vetëm 3 pikë për të kapur rekordin. Ndeshja e fundit është në shtëpi për Barcelonën dhe shanset janë që ta arrijë këtë sukses historik, një ngushëllim pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, pasi çështja e titullit nuk ka qenë problem. Ka rënë në sy barazimi 3-3 i Realit me Sociedadit. Ky i fundit humb terren ndaj Valencias për një vend në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, ka shpresë në javën e fundit.

JAVA E 37-TË
Ath Bilbao – Levante 0-1
Atl. Madrid – Mallorca 0-0
Betis – Zaragoza 4-0
Espanyol – Barcelona 0-2
Getafe – Rayo Vallecano 1-2
Malaga – La Coruna 3-1
Osasuna – Sevilla 2-1
Sociedad – Real Madrid 3-3
Valencia – Granada 1-0
Valladolid - Celta Vigo 0-2

RENDITJA
1 Barcelona 97
2. Real Madrid 82
3. Atl. Madrid 73
4. Valencia 65
5. Sociedad 63
6. Malaga 57
7. Betis 55
8. Vallecano 52
9. Sevilla 47
10. Getafe 47
11. Levante 45
12. Espanyol 44
13. Ath Bilbao 44
14. Valladolid 43
15. Granada 39
16. Osasuna 39
17. La Coruna 35
18. Celta Vigo 34
19. Zaragoza 34
20. Mallorca 33

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›