E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE propozon përfundimin për Italinë të procedurave të deficit eksesiv

BRUKSEL - Komisioni Evropian do t'i propozojë 27 vendeve anëtare të BE-s të përfundojnë procedurën e deficitit eksesiv të rekomanduar për Italinë, njoftuan burime të afërta me ekzekutivin e Bashkimit Evropian.

''Kjo do t'i mundësonte Italisë të vazhdonte përpara në rrugën e ripërtëritjes së financave dhe llogarive të saj publike'', thuhej në një projektdeklaratë, pjesë e dokumentit që përfshin ''rekomandimet'' e BE-s që pritet të miratohet të mërkurën nga Këshilli i ardhshëm i KE-së.

(d.b/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›