E Diel, 1 Nëntor 2026

Eric Clapton

Ne rrenjet e muzikes time nje udhetim mes bluzit dhe xhazit

Rrefehet kitaristi legjendar anglez qe shume shpejt do te nxjerre nje album te ri qe do te mbaje emrin e tij. Per here te pare do te interpretoje pjeset qe ka degjuar kur ka qene i ri me te cilat ka mesuar te luaje kitare.

Eric Clapton eshte 65 vjec dhe per here te pare ne karrieren e tij te gjate ka nxjerre nje album antik. Ka marre rreth 20 kenge te shkruara mes viteve lsquo30 dhe lsquo50-te dhe ka vendosur ti beje bashke ne nje album qe ashtu sic thekson ai vete eshte nje lloj autobiografie nje mal me kenge te vjetra qe i dua shume dhe kisha deshire ti incizoja. Me pak fjale nuk ka rrok mes te zgjedhurve te Clapton-it por vetem bluz xhaz kenge te medha e te bukura nga Autumn leaves te pjese te pavdekshme si How deep is the ocean nje zhytje ne te kaluaren me te cilin mitiku Slowhead i Unplugged muzika live akustike me e shitur ne historine e muzikes dhe fituese e 6 cmimeve Grammy rilidhet me rrenjet e tij me muziken qe degjonte qekur ishte femije ato qe kane gjurme ne historine e tij ato qe kane kontribuar ne menyre vendimtare te me bejne mua muzikantin qe jam sot.

Zoti. Clapton perse vendoset tani pas kaq vitesh te benit nje album si ky

Projekti lindi thuajse rastesisht. Kisha deshire te regjistroja
me J. J. Cale nje album me kenge klasike dhe kisha nisur te seleksionoja pjeset qe me pelqenin. Por ne kete pune zbulova shume pjese me te cilat isha i lidhur shume.

Kjo ishe muzika qe degjoja ne radio kur isha i vogel

Po ne vitet lsquo40 radioja ishte menyra e vetme per te degjuar muzike te mire. Disa emisione transmetonin muzike shume te mire. Kishte programe si Uncle Mac apo Two way family favorites qe une degjoja me devotshmeri me nje sy shume selektiv. Degjoja gjithcka me shume deshire duke shpresuar qe te ritransmetoheshin kenget qe me pelqenin me shume.

Kishe ndonje regjistrues per te ruajtur kenget e preferuara

Jo nuk kishin dale ende regjistruesit. I pari qe me ra ne dore ishte nje Grundig me shirit i madh dhe plastik por qe erdhi shume vite me vone. E perdorja per te seleksionuar dhe ridegjuar ato qe me pelqenin. Pastaj kur kisha moshen e duhur shkoja per te blere albumet.

Cilat

Kur isha pese vjec xhaxhai im dhe mamaja ime degjonin Harry James vellezerit Dorsey Fats Waller Louis Armstrong Stan Kenton mbi te gjitha muzike afro-amerikane. Ne vecanti me kujtohet nje pjese instrumentale e Sonny Terry-t dhe Brownie McGhee Whoopin and Holerin isha shume i vogel por me dukej shume e bukur

Keshtu zbulove muziken bluz

Sinqerisht nuk e dija qe quhej keshtu. Nje pjese e imja pergjigjej spontanisht ndaj asaj muzike qe me qendronte ne shpirt. Vite me vone u shfaq si pjese e udhetimit tim muzikor. E kujtoj shume mire kur nisi te me pelqeje muzika bluz ndodhi duke degjuar Big Bill Broonzy. Qe aty kuptova se nga vinte skiffle nje lloj muzike pop shume ne mode ne vitet lsquo50 ne Angli dhe gjithcka tjeter per menyren se si kishte evoluar muzika. Hey hey dhe Key to the highway e Broonzy kane qene kenget e para qe kam kenduar.

Ke mesuar te luash ne kitare duke degjuar keto kenge

Po me Jimmy Reed me shume kenge bluz Robert Johnson dhe kenge te medha amerikane rocknroll xhazi Glenn Miller....

Sa e veshtire ka qene per ju te interpretoni kenge kaq te ndryshme nga ato qe kendoni aktualisht

Jo shume me thene te drejten sepse gjithmone kam levizur mes zhanreve te ndryshme te karrieres sime dhe nuk besoj se publiku do te befasohet shume. Pastaj koka ime funksionon tamam si nje jukebox kam degjuar Aint misbehaving dhe My very good friend the milkman apo When somebody thinks youre wonderful kur isha femije mes moshes 7 dhe 9-vjecare dhe i kam mesuar te gjitha. I di permendesh mund ti kendoj pa e pare tekstin sepse jane kenge qe i kam kenduar me veten time prej 60 vjetesh. Tani i kam vendosur te gjitha ne nje album. Sigurisht atehere nuk mendoja se do i regjistroja nje dite dhe as qe do te kendoja akoma ne moshen 65-vjecare.

Por bashkemoshataret tuaj degjonin te tjera gjera...

Po pjeserisht eshte e vertete por edhe mua me pelqente shume skiffle i Lonnie Donegan dhe Elvisi me dukej revolucionar shume me teper se Buddy Holly. Po ashtu me pelqente edhe rocknroll. Megjithate nuk e kam dashur kurre muziken per te rinj dhe as tani sme pelqen. Me pelqen te ec gjithmone kunder rrymes.

Si mendon se do te pritet rikthimi pas ne kohe

Kush me do eshte mesuar me stilin tim dhe mendoj se kjo perpjekje per tu kthyer ne te shkuaren do vleresohet akoma me shume. Une personalisht mendoj se jam me i zoti si interpretues se autor kengesh. Por ka periudha kur me mungon frymezimi dhe atehere preferoj te marr keto kenge te shkruara mrekullisht per te cilat kam shume respekt dhe ti interpretoj.

Pas koncerteve me Jeff Beck dhe ato me Steve Winwood do tu shohim dal vivo

Te luaje me Jeff ishte shume bukur dhe shpresoj te kthehem ne skene serish. Me Winwood nuk kemi ndaluar kurre se bashkepunuari. Une e admiroj dhe me pelqen qe edhe ai te kendoje ne koncerte. Por nga maji i vitit tjeter do nis nje tur i vetem per te bere gjerat e mia dhe interpretuar kenget e diskut tim te fundit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›