E Diel, 1 Nëntor 2026

PASQYRA NUK GNJEN

Shqiptaret e Maqedonise sot zbaviten me nje zenke nderpartiake mes BDI-se ne pushtet e cila i permbahet parimit se nese kryetari te thote se miu eshte luan besoji kryetarit dhe jo syve dhe PDSH-se ne opozite qe i mbeti besnike e epur bindjes se bariun nuk e ben te vlefshem ajo qe ka ne koke por shkopi qe ai mban ne duar. Duke mos pasur zgjidhje tjeter perpos te degjojne si BDI-ja dhe PDSH-ja ia hane koken njera-tjetres -gjithmone ne stilin e partive mbareshqiptare ai qe na akuzon eshte me i keq se ne- shqiptaret e Maqedonise tani hamenden valle ti besojne PDSH-se e cila pohon se ne radhet e parlamentareve te BDI-se ka nje ish-bashkepunetor te sherbimeve sekrete policore te Jugosllavise se dikurshme apo BDI-se qe thote se nuk u duhet besuar atyre qe merren me percarjen e popullit. Dhe duke u zbavitur me keto akuza te ndersjella shqiptaret e ketushem nuk ia dalin ta zberthejne te verteten shqetesuese qe shpalos kjo grindje nderpartiake te verteten se kur eshte ne pyetje mbrojtja e atyre qe jane ne maje te piramidave partiake kryesuesit e partive te ketushme behen luftetare te denje per tua pasur lakmi por kur behet fjale per ta mbrojtur ndonje shqiptar te rendomte ai mund te kalbet ne burg me vite e pushtetaret shqiptare te mos kene kohe te merren me te shkaku i angazhimeve te medha me pune shteterore. Apo kur duhet per shembull ta emerojne rektorin e tyre partiak apo anetarin e partise se tyre ne ndonje keshille ku merren paga te majme mujore ata shkelin ligj e institucione por kur behet fjale per hallet e ndonje qytetari te rendomte ata te lodhin duke u thirrur ne ligje e rregulla institucionale. Dhe duke qene te tille ata u ulen ne prehrin e Gruevskit dhe atij ia sforcuan bindjen se vetem shqiptari i kompromentuar eshte i dobishem per shtetin dhe se nuk ka shqiptar qe nuk shitet por ka bleres qe nuk dine tia caktojne cmimin e duhur. Andaj edhe kjo beteje mes PDSH-se e BDI-se lidhur me pohimet se nje nga deputetet e tanishem te partise se Ali Ahmetit ka qene kodosh i dikurshem policor duhet shikuar nga prizmi i nje defekti te madh qe ka te beje me veprimin politik te partive te ketushme shqiptare ato veprojne si sekte te cilat qellim paresor kane mbrojtjen me cdo kusht te sektasheve te vet. Qe do te thote populli dhe kolektiviteti ne emer te se cilit thirren atyre u sherben vetem sa per te qene me te forte se ligji atehere kur duhet ta mbrojne vetveten nga ndeshkimi eventual e cka i ben me te bute se qulli kur duhen mbrojtur interesat e popullit te vet.

Kur jemi te pohimet e PDSH-se se ne radhet e deputeteve te BDI-se ka nje bashkepunetor te dikurshem te sherbimeve sekrete policore te ish-Jugosllavise partiaket e Ali Ahmetit u mbrojten ashtu sic mbrohen nga te gjitha akuzat e tjera perfshi edhe ato se pozita e tyre e vasalit ne qeverine e Gruevskit nuk eshte poshteruese vetem per partiaket e kesaj partie por per gjithe shqiptaret e Maqedonise. Pra u mbrojt ne stilin A edhe ju gjetet te na akuzoni per spiunazh a edhe ju gjetet te na tregoni se qenkemi vasale Qe do te thote sic ka ndodhur gjithmone deri me tani kur dikush ka drejtuar gishtin drejt BDI-se ne vend qe te ofroje argumente per te kunderten e asaj qe thote denoncuesi partia e Ali Ahmetit merret me pandershmerine e akuzuesit e qe do te thote se akuzat e kundershtarit ajo i vlereson sipas logjikes se prostitutave qe mendojne se jane me pak kurva nese ato i akuzon shoqja e tyre qe e shet vetveten ne sokak. Pra BDI-ja edhe kesaj radhe nuk ishte e denje te vleresonte as demin qe i eshte bere nga keto pohime publike te partise rivale e le me te dilte publikisht e tu thoshte kryesuesve te PDSH-se O tregoni faktet per keto pohimet tuaja dhe ku i merrni ato dokumente sekrete o do tu padisim. Dhe duke mos e bere kete BDI-ja e shtoi besueshmerine e ketyre pohimeve te PDSH-se sic i shtoi edhe ekspertizat e kafeneve ku thuhet se partia e Ali Ahmetit do ua mbylle gojen ketyre te PDSH-se ngaqe ka ne dore dosje diskriminuese per kreret e kesaj partie. Me cka shqiptaret serish u bene aktore paresore ne filmin tragjik ku ata luajten rolin kryesor per dekada me radhe e qe mbante titull Shqiptari kunder shqiptarit. Me cka pra shqiptareve te ketushem nuk u lejohet as mundesia qe te pranojne publikisht ate qe dihet se lufta tragjike dydekadeshe kunder nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar - e gjate se ciles ketij populli ia asgjesuan disa gjenerata intelektualesh - nuk mund te ishte aq e suksesshme pa ndihmen e shqiptareve te cilet te shantazhuar apo vullnetshem i ndihmonin qarqet policore te ish-Jugosllavise qe sa me lehte ta mbronin shtetin nga rreziku shqiptar. Apo qe vepruan perafersisht si sot ata qe i sherbejne si mbulese politikes antishqiptare dhe ne kundershtim me integrimet euroatlantike te Gruevskit.

Sa i perket deputetit te BDI-se per te cilin thuhet se ka qene bashkepunetor i policise se ish-Jugosllavise per te mediat e ketushme dhe PDSH-ja i thane te gjitha. Pra u tha se 13 faqet e dokumentit policor te nenshkruara me doren e tij e qe mbajne daten e qershorit te vitit 1982 - te vitit kur ish-Jugosllavia filloi luften e pergjakur kunder irredentizmin dhe nacionalizmin shqiptar - deshmojne se behet fjale per nje gjimnazist te dikurshem qe ka denoncuar per veprimtari armiqesore kusheririn e vet dhe shoket e tij te shkolles. Pra per te dyshuarin si spiunin te dikurshem policor e deputet te tanishem te BDI-se mediat dhe partia opozitare shqiptare PDSH-ja thane aq shume sa mungonte vetem publikimi i fotografise se tij. Apo pershkrimi ishte aq i sakte sa nuk kishte nevoje te permendej emri dhe mbiemri i tij e ndonjeri te binte ndesh me ligjin i cili te ndeshkon nese e ben publik identitetin e personit per te cilin komisioni per lustrim ka te dhena se ka qene bashkepunetor i dikurshem i policise. Dhe pas gjitha ketyre akuzave nderpartiake mes PDSH-se dhe BDI-se ka dicka qe duhet thene ka dicka qe mbetet e mbuluar nga pohimet e njeres parti qe ka per qellim demtimin sa me te madh te rivalit politik dhe orvatjes se tjetres parti qe ta ktheje grushtin e marre politik kjo zenke partiak tregon se fytyra e vertete e ketyre dy partive eshte ajo qe shihet ne pasqyren qe nuk genjen ne pasqyren e pozites mjerane te shqiptareve te ketushem te ketij populli te ketushem shqiptar i cili posa del nga njera grope e bere nga ndonje projekt antishqiptar i Gruevskit futet ne tjetren te gerryer nga qeveria aktuale. Dhe njesoj si ne kohet per te cilat ka te beje kjo zenke nderpartiake te gjitha keto gropa neper rruget politike nga ecin shqiptaret e Maqedonise drejt se ardhmes se tyre Gruevski i gerryen me argatet e tij shqiptare. Andaj ndoshta do vije dita kur gjeneratat e ardhshme njesoj si keto te sotmet do i numerojne bashkepunetoret shqiptare te qeverive te deritanishme maqedonase e te cilet i ndihmuan sunduesit e dy dekadave te kaluara qe ta mbajne kete popull ne poziten e te nenshtruarit. Dhe kjo ndodh mbase pse shqiptaret e Maqedonise ende nuk jane te gatshem ta shikojme te kaluaren e tyre ne sy e te mesojne dicka nga ajo ngaqe nuk u besojne syve por asaj qe thone te paret e partive dhe ngaqe nuk e vleresojne ate qe bariu ka ne koke por shkopin qe ai mban ne duar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›