E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erik Lloshi: Fansat jane mbeshtetja me e madhe

Si e keni nisur rrugen e kenges?

Rrugen e muzikes e kam filluar shume i vogel, gjithcka ka nisur rreth moshes 5 vjec. Per here te pare, ne skene kam kenduar ne qytetin tim te lindjes, Lushnje. Pas 10 vjetesh, ishte hera e pare qe organizohej nje festival per femije; aty fitova cmimin e pare. Mund te them se gjithcka ka nisur mjaft mire, duke vazhduar me vone me shume aktivitete te tjera si Festivali i Shkodres dhe "Celesi i arte". Me kalimin e viteve, koncertet e femijeve mbeten pas, duke ia lene vendin koncerteve per te rritur.

Ju ka shtyre dikush te merreni me muzike apo ka qene thjesht zgjedhja juaj?

Sic ju thashe, kam kenduar shume i vogel, ne nje moshe qe nuk mund te zgjidhja vete e nuk mund te kuptoja nese isha i afte apo jo. Kane qene prinderit ata qe zbuluan talentin tim ne muzike, dhe me kane shtyre te ndjeke rrugen e muzikes.

Ju keni pasur edhe nje duet me kengetaren Mariza Ikonomi, e kujt ishte ideja per kete bashkepunimin?

Po, kam realizuar nje bashkepunim me Mariza Ikonomin. Ne te vertete, kenga "E di" u mendua qe ta kendoja solo, por rastesisht, ne studion e kompozitorit Adrian Hila dhe ne prani te Marizes, menduam se realizimi i nje dueti do ta bente me te suksesshme dhe me te arrire kengen - mendoj se parashikimi rezultoi pozitiv.

Sot performoni me grupin tuaj; cfare mund te na thoni me shume ne lidhje me te?

Grupi im perbehet nga 5 instrumentiste dhe se bashku luajme ne pub-e te ndryshme te Tiranes dhe Shqiperise; po ashtu edhe ne diaspore. Luajme muzik live dhe rryma eshte pergjithesisht pop rock. Repertorin e kemi kryesisht me kenge shqip dhe besojme se kjo na ben disi te vecante nga grupet e tjere, meqenese pothuajse te gjithe luajne muzike te huaj.

Fansat duan te dine me teper per ju, me cfare po merreni tani per tani?

Jemi gjithmone pjese e pub-ve ne fundjave, dhe po ashtu konkurrojme ne "Top-fest 9"; performuam ne gjysmefinale dhe me votat e publikut kaluam menjehere ne finale. Kemi shprese te dalim me ndonje cmim.

Ju performoni edhe neper lokale live; mendoni se tashme ka ardhur koha kjo muzike po vleresohet?

Muzikes live po i jepet peshe e rendesishme kohet e fundit. Mendoj se publiku eshte lodhur nga pseudo kengetaret dhe kerkon muzike te vertete. Per kete jam vertet i lumtur, sepse keshtu mund te behet diferencimi midis kengetareve.

A eshte Eriku i lidhur apo eshte singel?

Po jam ne nje lidhje dhe ndihem shume mire

Cili eshte komplimenti me i bukur qe keni marre nga fanset dhe cfare marredheniesh keni me to?

Komplimentet jane te shumte dhe ndihem shume mire qe kam fanse qe dine vertet te me vleresojne per zerin dhe muziken qe bej. I falenderoj pafund, sepse jane mbeshtetje shume e madhe per mua dhe kete ma treguan dhe me votat e tyre. Kam marredhenie mjaft te mire e cila me ane te rrjeteve sociale behet dhe me e afert.

A ka reagime te tyre kur ju shohin ne rruge?

Reagime ka dhe kjo eshte pjesa qe me ben te ndihem vertet mire.

Sezoni veror sapo ka filluar, cilat jane projektet tuaja?

Tani per tani synimi yne eshte te dalim me nje cmim nga "Top Fest" dhe gjate veres do te paraqitemi me nje prodhim e klip te ri; po ashtu sigurisht qe do jem i pranishem ne koncerte te ndryshme verore.

Cilat jane prioritetet si grup?

Synojme te bejme muzike te mire, te paster, qe publiku ta doje dhe sigurisht punojme fort per te arritur rezultate shume te mira.

Cilat jane rregullat qe nuk duhen thyer sipas jush, per te funksionuar gjate grupi?

Kur je pjese e nje grupi, ke te njejtat objektiva. Nuk mendoj se ka rregulla te sakta per kete aspekt, por di te them qe nje bashkepunim i fuqishem ne grup, duke pasur dhe pjesetar te talentuar, sigurisht do te sjelle sukses; kjo gje e mban grupin te bashkuar dhe e ben te mendoje per te hedhur te tjere hapa perpara.

A do te keni ndonje bashkepunim tjeter dhe nese po, me cilin?

Kemi menduar nje bashkepunim, por nuk dua te flas me shume per kete pjese; me mire e leme surprize.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›