E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kume: PD-PS te mos heqin dore nga numerimi elektronik



Ish-kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Kristaq Kume, deklaron se numerimi elektronik i votave eshte ende i mundshem, nese dy forca kryesore miratojne bazen ligjore qe shmang abuzimet. Ai thekson se komisioni i reformes nuk duhet te terhiqet nga ky konsensus, pavaresisht qendrimeve te OSBE/ODIHR, te cilet kane theksuar se duhet minimalisht 3 vite kohe per pergatitjen e numerimit elektronik. "Se sa dhe si mund te krijohen probleme gjate momentit te leximit te kartes se identitetit te zgjedhesit shqiptar lidhur me privatesine e te dhenave te tij duhet te trajtohet si nje nder problematikat qe mund te zgjidhen shume mire ne kuader te hartimit te dispozitave ligjore, te cilat te bejne te pamundur perdorimin abuziv te rekordeve te zgjedhesit. Kurse sa i perket leximit optik te votave, i gjithe problemi nga ngarkesa e madhe qe ka aktualisht sot si rezultat i realizimit te tij nga njeriu, i dyti do te realizohet nga nje teknik. Te jete i miredetajuar qarte, per te mos lene hapesira dhe ekuivoke ne perdorim", - tha dje Kristaq Kume ne nje prononcim per "AS". Ai thekson se perdorimi i numerimit elektronik nuk eshte i nevojshem qe te behet me testime. Sipas tij, aparaturat mund te perdoren pa frike qe ne 2013-n, me kusht qe personat pergjegjes te bejne trajnimin e duhur per te shmangur cdo pengese qe vjen nga gabimet njerezore. "S'ka nevoje per praktika, nese behet per votim elektronik, proces ne te cilin perfshihet dhe zgjedhesi shqiptar, natyrisht kjo nuk mund te behet dot menjehere dhe do te kerkonte kohe te nevojshme per t'u pervetesuar si e tille", - thote Kume. Dy dite me pare, ekspertet e ODIHR i derguan komisionit te reformes zgjedhore nje shkrese ku kerkonin shtyrjen e aplikimit te teknologjise ne zgjedhjet e ardhshme, ose perdorimin e saj si projekt pilot ne zona te vecanta. Ekspertiza e ODIHR e vlereson si te pasigurt dhe te paqendrueshem, madje rekomandohen te pakten 3 vjet kohe pergatitore per futjen e teknologjive ne zgjedhje, fillimisht duke i perdorur ato nepermjet projekteve pilote ne shkalle te ulet dhe ne menyre graduale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›