E Diel, 1 Nëntor 2026

Lalaj: Pse te semuret nuk duhet ta marrin vesh se jane me tumor Luljeta Ndoka



Dikush tmerrohet tek meson lajmin e hidhur dhe presin vetem fundin, te tjere mundohen te genjejne veten se nuk kane asgje, ndersa te tjere luftojne ne cdo moment me semundjen. Jane keto reagime te personave, te cilet diagnostikohen me kancer ne sherbimin e Onkologjise. Pikerisht fale frikes qe kane nga semundja e rende, mjeket dhe te afermit e pacienteve mundohen qe t'i mbajne ata sa me larg te vertetes se hidhur. Por, nga ana tjeter, thuhet se bashkepunimi i pacientit me doktorin eshte gjysma e punes drejt sherimit. Si duhet vepruar? Psikologia e sherbimit onkologjik prane Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" ka bere nje anketim ne lidhje me faktin, nese duhet ta dine apo jo pacientet se vuajne nga kanceri dhe nese familjaret e tyre duan apo jo, qe t'ia tregojne kete fakt. Me se shumti, familjaret e te semureve me tumore nuk jane dakord qe i afermi i tyre te mesoje rreth diagnozes. Psikologia Isida Lalaj ka anketuar 450 persona, paciente, familjare te tyre dhe persona te rastesishem. Nga 150 familjare vetem 25 prej tyre jane dakord qe pacientet te mesojne diagnozen. Nga ana tjeter, vete pacientet qe duan te dine diagnozen jane me te shumte ne numer. Rreth gjysma e tyre deshironin ta mesonin ate. Sipas psikologes, rreth 47 per qind e ketyre pacienteve qe jane marre ne studim deshirojne qe te informohen dhe 53 per qind nuk deshirojne te informohen, nuk jane te interesuar te dine rreth semundjes. Po ashtu, rreth 83 per qind e ketyre familjareve nuk deshirojne qe pacienti, familjari i tyre te informohet rreth diagnozes se tij. Psikologia Lalaj thote se me pacientet e onkologjikut duhet te punohet shume, pasi shume prej tyre as qe nuk duan dhe t'i nenshtrohen aparaturave per t'u diagnostikuar. Ajo tregon edhe rastin e nje vajze 6-vjecare, ku iu deshen ore te tera per te asistuar e bindur te mituren me tumor ne koke. "Po cilesoj nje rast qe e kam te fundit; nje vajze 6-vjecare nga Lushnja, e shoqeruar me te emen dhe gjyshin vijne dhe perballen ketu per t'u diagnostikuar me tumor ne koke. Faza e pare e nderhyrjes se saj ishte skaneri. Harxhuam ore te tera te bindnim vajzen 6-vjecare te futej ne skaner, sepse nuk pranonte. Pas disa ore pune me vajzen nga ana psikologjike, u bind dhe e kreu me sukses", - thekson ajo. Ne shumicen e shteteve te zhvilluara, thenia e diagnozes eshte e sanksionuar me ligj. Ne vendin tone ende diskutohet ne duhen thene apo jo diagnozat e semundjeve te renda, ndaj se shpejti pritet qe ky diskutim te shtrohet ne tryezat e eksperteve.

Te dhenat e anketimit:

Jane anketuar 450 persona

Nga 150 familjare vetem 25 jane dakord qe pacientet te mesojne diagnozen

47% e pacienteve duan te informohen mbi diagnozen

53% e tyre nuk deshirojne te informohen

Rreth 83% e familjareve te tyre nuk duan t'ia thote pacientit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›