Runi: “Kapelo do të kthehet në legjendë”

"Shpresoj të fitoj dicka të rëndësishme me Kapelon dhe ta ndihmoj të bëhet një legjende e futbollit anglez. Rekordi i tij në nivelin e klubeve është fantastik, jam i sigurt se ai do ta cojë Anglinë shumë lart. Unë dëshiroj më të mirën për detyrën dhe personalisht mendoj se do t'ia dalë".
Sulmuesi i Mancester Junaitid, Uejni Runi, gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen angleze "Daily Telegraph", - shprehet entuziast për përzgjedhjen e Fabio Kapelos si trajneri i ri i Anglisë dhe është i bindur se do të lerë shenjë.
Kapelo do të bëjë debutimin e tij në bankinën angleze në fillim të vitit të ardhshëm kundër Zvicrës në "tempullin e futbollit", Uembli në Londër.