Disiplina “ngrin” Fortunatin e Besës

Asnjë dhuratë, por dhe asnjë ndëshkim nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për skuadrat e Kategorisë Superiore, vetëm gjëra të vogla, po të kihen parasysh gjobat dhe pezullimet për lojtarë të kategorive inferiore.
Të gjithë ishin në pritje se cdo të bëhej me cështjen "Fortunat". Lojtari haitian i Besës, Herbi Fortunat, i cili aktivizua në takimin Besa-Skënderbeu (2-0) në javën e 15-të edhe pse rezulton se ishte aktivizuar më parë në kampionatin (e përfunduar) finlandez, është "ngrirë" deri në përfundimin e shqyrtimit të cështjes së kontratës së tij dhe Certifikatës Ndërkombëtare të Transferimit (ITC).
Komisioni i Disiplinës hodhi poshtë edhe kërkesën e Klubit të Futbollit "Skënderbeu" për të fituar ndeshjen në tavolinë duke e gjykyar si të pambështetur në rregulloret e FSHF-së.
Ndëshkimet për lojtarët fillojnë me Renato Lushën (Dajti), i cili duhet të paguajë 30 mijë lekë për fyerje të gjyqtarit (plus dy ndeshje pezullim), vazhdojnë me Bledar Kotorin (po të Dajtit) me 30 mijë lekë gjobë për fyerje të gjyqtarit (plus një ndeshje pezullim) e pëfundojnë me futbollistët Gylbert Hysko (Dajti U-17) dhe Ervis Koleci (Laci U-17), të cilët për goditje me grushta ndaj njëri-tjetrit u pezulluan me nga pesë ndeshje.