Kotbusi i Skelës fiton 2-0 me Kinën

Fantizisti shqiptar i Energi Kotbusit, Ervin Skela bëri një tjetër paraqitje të pëlqyeshme në ndeshjen kundër Kombëtares së Kinës (në Guanzhou) , të fituar nga skuadra gjermane 2-0. Golat u shënuan nga Rangelov (10') dhe Sorensen (68'). Skela luajti gjatë gjithë takimit dhe goditi disa herë rrezikshëm portën kineze në minutat 19, 35 dhe 86. Në ndeshjen e parë në turin kinez, Skela shënoi gol kundër formacionit të Kinës U-23 (1-1).