Erikson: “Lojtarët nuk i kam parë kurrë”

Merkato e cuditshme e Sven Goran Eriksonit, trajnerit të Mancester Sitit. Tekniku suedez shpenzoi 40 milionë stërlina (rreth 60 milionë euro) për të blerë tetë lojtarë të rinj (të gjithë të huaj), duke i besuar pamjeve të filmuara dhe të përzgjedhura nën kujdesin e vetë lojtarëve, por pa i parë kurrë ata në aksion. Pohimi është bërë nga vetë ish-trajneri i Anglisë gjatë një konference shtypi me rastin e prezantimit të katër lojtarëve të fundit të blerë, Havier Garido, Valeri Bojinov, Elano dhe Vedran Korluka. "Shumë nga lojtarët që kanë ardhur nuk i kam parë kurrë, por bëhet fjalë për zgjedhje të detyruara pasi kam ardhur te Siti shumë vonë dhe nuk mund të dija se cilët elementë do të t'i shkonin përshtat skuadrës. Sidoqoftë, kam parë disa pamje filmike të djemve dhe u kërkova informacione personave të rrethit tim që i kishin parë lojtarët". Eriksoni pohoi se në listën e tij ishin dhe Majkëll Ouen dhe Piter Krouc, por vlera e kartonit të tyre ishte shumë e lartë.