E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli, 2 milionë euro për Bogdanin plus Pian

Rolando Bianki refuzoi Napolin dhe ish-ekipi i Maradonës është në hall për sulmues. Drejtuesit e klubit prej kohësh kanë individualizuar Bogdanin së përforcimin më të mirë të mundshëm në repartin ofensiv. "Për të siguruar shqiptarin e Kievos, i cili ndodhet edhe në fokusin e Sienës dhe Lacios, klubi i Napolit është gati ti ofrojë klubit venet Inacio Pian dhe plus një shumë prej 2 milionë eurosh", -shkruan gazeta italiane "Corriere Adriatico". Trajneri i Napolit, Reja, është i bindur se Bogdani është një emër i rëndësishëm në merkato napolitane, por ndërkohë ai i Kievos, Iakini vazhdon t'i bëjë llogaritë duke u bazuar te sulmuesi shqiptar, si një nga lojtarët thelbësorë për rikthimin e shpejte të verdhebluve në Serinë A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›