E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krivbasi i shqiptarëve humbet 4-3

Krivbasi, skuadra ukrainase e shqiptarëve, u mund 4-3 në transfertë nga Tavria, por ajo që vlen të theksohet është aktivizimi i treshes së lojtarëve shqiptarë: Ndreka, Bylykbashi (luajtën gjatë gjithë takimit) dhe ish-mesfushorit të Tiranës, Erbin Bulku, i cili u zëvendësua qysh në minutën e 25-të të pjesës së parë. Sipas sitit ukrainasi www.sport.com.ua. Bulku u demtua nga Todic ne minuten e 23, por mundi te rezistonte edhe dy minuta. Golin e fitores Tavria e realizoi në minutën e 93-të me anë të Ilinickijit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›