Mançini: “Interin e sulmojnë të gjithë”

"Kemi të njëjtat probleme sic i kanë dhe ekipet e tjera, por kur flitet për Interin ekzagjerohet gjithmonë, kërkohet të hiperbolizohet realiteti". Ky është versioni i vetëmbrojtjes nga trajneri zikaltër Mancini. "Problemet tona shtohen gjithmonë me një 100 për qind shtesë". Roberto Mancini nuk i pranon kritikat që vijnë nga të gjitha anët pas humbjes me Fenerbahcen në Stamboll dhe barazimin me Livornon dhe nis e sulmon opinionistët, të cilët kanë përmendur në analizat e tyre se trajneri rrezikon bankinën nëse Interi nuk fiton sot me Sampdorian.