E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erikson refuzon kërkesën për drejtimin e Portsmuthit

Sven Goran Erikson nuk do të jetë zëvëndësuesi i Toni Adamsit në stolin e Portsmuthit. Adams është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës së Portsmuthit këtë fundjavë, duke lënë vakant vendin tek kjo skuadër.

Erikson, trajneri aktual i Meksikës, është një nga emrat më të përfolur në mediat angleze për të zënë vendin e tij. Por, është vetë Erikson që mohon çdo gjë, duke i qëndruar besnik kontratës së tij me përfaqësuesen meksikane.

“Jam shumë i lumtur këtu ku jam, -deklaron trajneri i Meksikës, Sven Goran Erikson. Është diçka e pëlqyeshme kur të thërrasin për shpëtim, por nuk ka asgjë konkrete. Kam një kontratë me Meksikën që përfundon në fund të vitit 2010. Dëshirojmë të kualifikohemi për në botëror, dhe do të bëjmë të pamundurën për të arritur qëllimin”.

Emrat më të përfolur për stolin e Portsmuthit janë ata të Avram Grant dhe Alan Curbishley. Portsmuthi ndodhet në vendin e 16-të me 24 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›