Donadel: Fiorentina përball Xhenoas si në një finale
Firence - Transferta e Fiorentinës me Xhenoan cilësohet si një finale nga mesfushori Marko Donadel. Futbollisti i Fiorentinës e vlerëson në maksimum sfidën e drejtëpërdrejtë me skuadrën e Xhenoas për një vend në Ligën e Kampioneve.
“Shpresoj të luaj në përballjen me Xhenoan, -deklaron futbollisti i Fiorentinës, Marko Donadel. Unë ndjehem mjaft në formë. Është një ndeshje e rëndësishme për jetë a vdekje. Në lojë janë 6 pikë. Duhet ta shohim këtë sfidë si një finale”.
Fiorentina ndodhet në vendin e katërt me 41 pikë, ndërsa Xhenoa ka një pikë më pak, duke qëndruar një vend më poshtë së bashku me Romën.