E ardhmja e Akuilanit mbetet tek skuadra e Romës
Romë - Akuilani mbetet në planet e Romës për ndërtimin e të ardhmes së mesfushës. Megjithëse futbollisti ka kërkuar largimin nga ky ekip, drejtori teknik i Romës, Bruno Konti, deklaron se Akuilani mbetet një shtyllë e rëndësishme tek kjo skuadër.
Në një intervistë për Roma Channel, Bruno Konti shprehet: “Akuilani është një futbollist i rëndësishëm për të ardhmen e mesfushës sonë. Kemi kaluar disa problem me të, por jemi të kënaqur për grumbullimin e tij me përfaqësuesen”.
Ofertat në drejtim të Akuilanit janë të shumta, por Konti citon fjalët e presidentes Rosela Sensi, e cila i kërkon futbollistit të qëndrojë i qetë, pasi Roma ka akoma plane me të.