Beckham me Anglinë për të thyer rekordin e Bobby Moore
Sevilje - Ndeshja e kësaj mbrëmjeje e Anglisë kundër Spanjës mund të shënojë dhe një pikë kulminante për futbollistin David Bekam. Nëse Bekam do të aktivizohet sonte nga tekniku Kapelo, atëherë ai do të barazojë rekordin e Bobi Mur me prezencat në kombëtare. Bobi Mur regjistron 108 ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë, rekord që pritet të arrihet edhe nga Bekam.
Fabio Kapelo nuk ka vendosur akoma, nëse do të hedhë në fushë futbollistin e milanit apo jo. Në deklaratën e fundit për shtyp trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, shprehet: “Davidi është këtu sepse është duke luajtur mirë tek Milani, por nuk e di akoma nëse do të luajë apo jo. Dëshiroj të testoj futbollistët që kanë luajtur një apo dy ndeshje me Anglinë. Të gjithë janë duke luajtur mirë me skuadrat e tyre, por nuk është e njëjta gjë me përfaqësuesen”.