E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gus Hidink zyrtarisht trajner i ekipit të Çelsit

Londër - Gus Hidink do të jetë trajneri i Çelsit për pjesën e mbetur të sezonit. Lajmi është bërë publik para pak çastesh në faqen zyrtare të klubit, ku thuhet se marrëveshja midis teknikut holandez dhe presidentit Abramoviç është arritur përfundimisht.

“Klubi i Çelsit ka arritur një marrëveshje me trajnerin Gus Hidink për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet në faqen zyrtare të Çelsit në internet.

“Hidink do të bëjë prezantimin me futbollistët e tij këtë javë. Klubi dëshiron të falenderojë Federatën Ruse të Futbollit për lejimin e mundësisë së kalimit të teknikut tek Çelsi”.

Gus Hidink ishte trajneri i përfaqësueses ruse që prej vitit 2006. Ai arriti ta kualifikojë këtë përfaqësuese në kampionatin europian të vitit të kaluar, në të cilin Rusia arriti deri në katërshen e skuadrave më të mira. Një ndikim të madh në kalimin e trajnerit Gus Hidink tek Çelsi pati edhe miqësia e tij me presidentin e këtij klubi, Roman Abramoviçin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›